Tiziano Ferro zbulon se është bërë baba: Prezanton dy fëmijët, 9 dhe 4 muajsh

Tiziano Ferro është bërë baba! Këngëtari e bëri lajmin të ditur përmes Instagramit, me një foto të ëmbël, duke publikuar për herë të parë portretin e një familjeje të lumtur me katër anëtarë.

“Dy telefonata më bënë njeriun më të lumtur në botë. E para disa muaj më parë: një vajzë e vogël. E dyta disa javë më vonë: këtë herë një djalë. U bëra baba dhe dua t’ju prezantoj me këto dy mrekulli, 9 dhe 4 muajsh”, shkruan ai, para se të zbulojë emrat e dy bebushave: “Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka filluar. Por edhe e jona.

Për mua dhe Victor, përvoja e prindërve përfaqëson nderimet më të larta, punën më kërkuese, të cilën do ta përballojmë me dashuri, vëmendje, butësi dhe përkushtim. Ne e kuptojmë dhe e pranojmë kuriozitetin që mbretëron rreth nesh, por ju kërkojmë të respektoni konfidencialitetin e Margherita-s dhe Andres.

Ne do të kujdesemi për fëmijët tanë, do t’i mbrojmë ata dhe do të ruajmë intimitetin e tyre sa më mirë që mundemi. Do të jetë vetëm në dorën e tyre të vendosin “kur” – dhe mbi të gjitha “nëse” – do të ndajnë historinë e jetës së tyre, është e drejtë që ata ta dinë atë përpara pjesës tjetër të botës. Është një e drejtë e padiskutueshme. Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin që keni gjithmonë. Ne ju duam!”

Tiziano Ferro, i cili është 42 vjeç dhe ka festuar 20 vite karrierë qershorin e kaluar, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një fëmijë.

“Dua një fëmijë, edhe vetëm”, -është shprehur ai në vitin 2016 për Vanityr Fair, “Por shpresoj të gjej një person me të cilin do ta ndaj këtë ëndërr”.

Në vitin 2019 ai gjeti dashurinë dhe u martua me amerikanin Victor Allen.

Share With:
Translate »
189 Views