Studim i ri: Një në katër fëmijë që janë infektuar me Covid, do të zhvillojnë simptoma afatgjata
Një në katër fëmijë me Covid-19 do të ketë simptoma afatgjata të sëmundjes, sipas një studimi të ri shkencor që analizoi të dhënat nga Evropa, Azia, Australia dhe Amerika e Jugut. Analistët vlerësuan të dhënat nga 21 sondazhe të mëparshme me gjithsej 80,071 fëmijë, 25% e të cilëve kishin simptoma që zgjasnin të paktën katër deri në 12 javë.
Analiza tregoi se simptomat më të shpeshta të vazhdueshme te fëmijët ishin neuropsikiatrike (luhatje humori, lodhje, çrregullime të gjumit, dhimbje koke, marramendje, probleme të ekuilibrit), kardio-respirator (dispne, kongjestion nazal, dhimbje gjoksi dhe aritmi), lëkure (djersitje, kruajtje, rënie flokësh) dhe gastrointestinale (dhimbje barku, diarre, të vjella, nauze).
“Fëmijët dhe adoleshentët mund të preken fizikisht dhe mendërisht nga Covid-19 në mënyrë afatgjate”-tha Sonia Villapol, një studiuese në Institutin e Kërkimeve Metodiste të Houston në Teksas.
