“Ajo ka dado dhe staf për fëmijët”, nëna e Ronaldos komenton si sillet Georgina në shtëpi
Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka folur për të ardhmen e djalit të saj. Ka treguar disa detaje interesante.
“Cristiano do të luajë deri në moshën 40 vjeç, pastaj do të shijojë jetën e tij, jam e sigurt për këtë. E kam pyetur nëse dëshiron të jetë trajner kur të ndalojë së luajturi, por nuk ka të tilla ambicie”, u shpreh portugezja.
“Shpresoj ta shoh përsëri te Sportingu i Lisbonës, ku filloi karriera e tij e mrekullueshme. Do të ishte ideale ta mbyllte aty ku e ka nisur”, shtoi ajo më tej.
Ka pasur shumë zëra për një raport paksa problematik mes saj dhe gruas së Ronaldos, Georgina Rodríguez. Mamaja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” sqaroi se kjo nuk është e vërtetë.
“Georgina është vajzë e mirë. Fëmijët kanë dado dhe staf, që bëjnë shumë gjëra, por katër fëmijë i hapin shumë punë. Georgina është një mbështetje e madhe për tim bir, nuk kam dyshime”.
Në fund Dolores Aveiro shtoi se i sheh të gjitha ndeshjet e Manchester United, edhe kur Ronaldo është në stol. Madje, mjekët i kanë këshilluar të mos shohë televizor, sepse emocionohet shumë.
