Me fotot nga spitali, Fedez reagon pas operacionit dhe zbulon se kishte tumor

Fedez ka reaguar pak minuta më parë në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto nga spitali dhe duke zbuluar se operacioni i vështirë shkoi mirë. Me këtë rast, ai foli për herë të parë për sëmundjen që zbuloi që e kishte vetëm javën e kaluar. Reperi rrëfeu se kishte një tumor të rrallë të pankreasit dhe iu desh të hiqte një pjesë të pankreasit për të hequr kështu edhe tumorin.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i kapni në kohë, nuk është e thjeshtë për të bashkëjetuar dhe për ta pasur brenda trupit tuaj. Arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë, ishte për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).

Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të më duhet pak kohë. Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falënderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetin që më dërguat. Ju dua, Federico”, -ka shkruar reperi italian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FEDEZ (@fedez)


Pak ditë më parë, ai foli për gjendjen e tij shëndetësore pa zbuluar shumë, por u shfaq i prekur në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë, përfshirë gruan e tij, influencuesen Chiara Ferragni.

Share With:
Translate »
196 Views