Elton John: Doja ta birësoja një fëmijë jetim në Ukrainë, nuk m’u lejua ngaqë jam homoseksual

Elton John ka zbuluar se takimi me një jetim ukrainas në vitin 2009 e frymëzoi atë dhe bashkëshortin e tij, David Furnish të birësonin, por nuk u lejuan për shkak të orientimit të tyre seksual. Ai zbuloi në podkastin e Dua Lipës gjatë fundjavës se atyre iu mohua mundësia për të adoptuar një foshnjë 14-muajshe.

“Unë e mbajta atë djalë të vogël për orë të tëra. Më pas patëm një konferencë për shtyp dhe në fund na thanë: ‘Duket që ky djalë të do shumë. A doni ta birësoni?’ dhe unë thashë menjëherë po”, kujtoi ai në emisionin “Dua Lipa: Në shërbimin tuaj” të iHeartRadio.

John ka thënë se ishte historia e djalit në Ukrainë, që e bëri atë dhe partnerin e tij të kishin një fëmijë.

“Për shkak se jam homoseksual, nuk më lejohej”, ka shtuar John.

Ligji ukrainas kërkon që një prind birësues të jetë jo më i madh se 45 vjeç dhe po i njëjti ligj gjithashtu kërkon që prindërit të jenë të martuar dhe Ukraina nuk e njeh bashkimin e homoseksualëve si martesë.

Share With:
Translate »
176 Views