Publikohen datat/ Ja 4 fundjavat kur do të bëhet zëvendësimi i ditëve të humbura të mësimit

Ministria e Arsimit ka publikuar datat ku shkollat në vend do të mund të zëvendësojnë 4 ditët e humbura për shkak të pushimeve.

LSipas njoftimit të Ministrisë, mësuesit dhe nxënësit do mund të zhvillojnë mësim në datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit, që  janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

Ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar, ndërsa së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Bashkëlidhur gjeni shkresën e DPAP-së me nr.494 prot., dhe shkresën e MAS me nr. 1989/1 prot., ku miratohen datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit në institucionet arsimore parauniversitare.

Datat janë: 02.04.2022

30.04.2022

14.05.2022

28.05.2022

Share With:
Translate »
196 Views