Familjarisht në Opera, Rudina Magjistari tregon momentin e ëmbël me Mian
Rudina Magjistari tregohet gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, e megjithatë ka disa imazhe që ajo s’mund t’i mbajë vetëm për vete. Kështu kanë qenë edhe këto foto të vajzës së saj Mia, e cila ka shkuar me mamin për të parë Festivalin Operistik “Marie Kraja”, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Por vogëlushja ka qenë e lodhur dhe e ka zënë gjumi në prehrin e moderatores.
“Kur te voglen time e ze gjumi ne prehrin e mamit Kishte dite te gjate dje, por donte me patjeter te shihte Festivalin ne salle”, ka shkruar Rudina krah fotove, ku shihet edhe partneri i saj.
Ndonëse Magjistari e ka mbajtur vajzën larg rrjeteve sociale, këto kohë ajo ka publikuar shpesh disa nga momentet më të bukura me vajzën.