Në pritje të fëmijës së tretë, Britney na tregon në mënyrën më të çuditshme se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur, Britney Spears ka njoftuar ditën e sotme se është shtatzënë për herë të tretë.

Ikona e muzikës pop e ndau lajmin e ëmbël në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Ajo na e tregon lajmin në mënyrën më të ccuditshme, por prapë mbetet në stilin e artistes e cila së fundmi ka qenë shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Britney kishte postuar një foto me lule rozë, teksa shkruante:

Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui, vetëm për ta rifituar atë. Mendova … çfarë ndodhi me stomakun tim?’ Burri im tha ‘Jo, je shtatzënë”, tha këngëtarja e njohur.

“Kështu që bëra një test shtatzënie…dhe uh mirë…Unë do të kem një fëmijë…”, tha Spears.

Britney, e cila është nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, vazhdoi më tej statusin e saj “Nuk do të dalë aq shumë tashmë” referuar paparacëve.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi:

Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal … Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë … disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë … faleminderit Jezus nuk duhet ta mbajmë më sekret këtë dhimbje”

Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë. Ajo e mbylli statusin e saj me një shënim për fansat ku shkruhej: “Shumë gëzim dhe dashuri!!!”

Share With:
Translate »
180 Views