Zelensky rreth 1 muaj larg bashkëshortes/ Flet gruaja e tij, Olena: Ai po udhëheq Ukrainën, ashtu siç drejton edhe familjen

Olena u martua me Volodymyr Zelensky në vitin 2003 pasi dyshja u njohën në universitet. Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska thotë se ajo dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë jetuar veçmas për më shumë se një muaj për të mbrojtur atë dhe fëmijët e saj.SL4JF7FMUYI6VJB3X2PWJFFIPU

“Volodymyr dhe ekipi i tij në fakt jetojnë në zyrën e presidentit. Për shkak të rrezikut, unë dhe fëmijët e mi u ndaluam të qëndronim atje. Kështu, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm me telefon”, u shpreh ajo për CNN.

Zelenska tha se burri i saj ka “treguar të njëjtat tipare që ai shfaq si një baba i mrekullueshëm” në udhëheqjen e tij gjatë kësaj lufte përballë Rusisë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë atë me sytë e mi” tha ajo.

Zonja e parë tha se ukrainasit e vrarë nuk mund të cilësohen thjesht si numra dhe statistikë.

Share With:
Translate »
214 Views