“Kam qarë shumë”, Arben Derhemi tregon momentin kur pa të bijën të aktronte

Kur sheh Arben Derhemin e më pas vajzën e tij, Darlin, duket se nuk mund t’i ndash. Darlin është një kopje në miniaturë e aktorit, i cili shprehet se ka një lidhje shumë të ngushtë me të bijën. Rolin e babait e ka më të rëndësishmin në jetën e tij, ndonëse, siç thotë në “Rudina” në Tv Klan, nuk do të dëshironte që Darlin të zgjidhte profesionin e tij. Nëse Darlin do të bëhet aktore, kjo i takon së ardhmes, megjithatë ka një episod kur e ka dëshmuar talentin e saj.

Arben Derhemi: Kur ishte në klasë të tretë ndodhi që luajti “Mamicën” dhe ne ishim në sallë. Po shihnim “Mamicën” dhe më kapi një emocion sepse Darlin ishte aq e vërtetë në atë “Mamicë” saqë kam filluar të qaj dhe Iva më thoshte “po boll o burrë, boll se le nam”. Kam qarë shumë, nuk e di, një ndjesi e jashtëzakonshme.

Ndërsa Darlin ia ka kthyer pak më herët “reston” të atit pasi ka qenë fare e vogël kur e ka parë të aktrojë në skenë.

Arben Derhemi: Tek “Joan Padam dhe Amerikat”, një nga veprat më të mira që ne kemi vënë në skenë, monokomedi. Darlin ka qenë vetëm 3 vjeç, kur unë e kam parë në skenë gjatë përshëndetjes që ishte aty, kishte ardhur se i thashë njerëzve të mi që mos e merrni se do mërzitet, do lodhet. Kjo kishte qenë në sallë dhe e kishte parë të gjithë  pjesën dhe ajo nuk ishte e shkurtër, por rreth 1 orë e 25 minuta dhe nuk kishte lëshuar asnjë tingull, asnjë pasthirrmë. Më vonë më thoshin ata që e kishin parë që shikonin vetëm dy sy që shihnin në errësirë, të përqendruar.

Share With:
Translate »
205 Views