Më i shkurtri 1.91 m/ Njihuni me familjen më të gjatë në botë që ka thyer rekord Guinness

Njihuni me familjen Trapp e përbërë nga pesë anëtarë: Scott, Krissy, Savanna, Molly dhe Adami. Më 6 dhjetor 2020, Trapps u konfirmua si familja më e gjatë në botë, duke hyrë në librin e rekordeve Guinness, me një lartësi mesatare prej 203,29 cm. Anëtari më i vogël (por sigurisht jo më i shkurti) i familjes është 22-vjeçari Adam Trapp, i cili ngrihet mbi vëllezërit e motrat dhe prindërit e tij me një gjatësi 221,71 cm.

Savanna Trapp-Blanchfield, 27 vjeç, është e radhës, me gjatësi 203,6 cm. E fundit është motra e tyre Molly Steede, 24 vjeçe, e gjatë 197,26 cm. Të tre fëmijët Trapp janë marrë me sport gjatë gjithë jetës së tyre dhe u rekrutuan nga kolegjet për basketboll ose volejboll. Krissy, nëna e tyre, është 191.2 cm (më e shkurtra e familjes) ndërsa babai 202.7 cm.

“Më pëlqen të them se jam personi më i shkurtër në familjen më të gjatë në botë “- tha Krissy Trapp.

Share With:
Translate »
218 Views