Mamaja që shpiku festën e gjinisë se bebit është penduar: Stop me këtë festë idiote, vajza ime po kthehet në djalë
Jenna Karvunidis, gruaja që njihet si nëna e parë që solli trendin e festës që zbulon gjininë e bebit, apo siç njihet rëndom me termin “gender reveal” është penduar që 10 vite më parë shpiku një gjë të tillë.
Në një retrospektivë pas, Jenna thotë se atëherë përligjej, jo vetëm me kohën kur u cilësua një risi, por edhe me faktin se ajo dhe bashkëshorti i saj po hasnin vështirësi në të bërit prindër pas disa shtatzanive të humbura të saj.

“Ishim aq të emocionuar që më në fund arritëm në fazën e shtatzënisë kur zbuluam seksin e foshnjës, sa vendosën ta festonim këtë me të gjitha motivet rozë që simbolizonin ardhjen në jetë të një vajze,” shprehet ajo.
Por sot një festë e tillë kaq e popullarizuar në mbarë globin Jenna-s i duket një kotësi.
E penduar për vetë thelbin e festës që glorifikon gjininë dhe jo aftësinë, potencialin apo talentin e një fëmije që është duke ardhur në jetë, ajo thotë e penduar se prindërit duhet të ndalojnë me këtë festë idiote.
Një fakt akoma më i rëndë, siç është ai i një prej festave të tilla që u bë shkak për një zjarr të përmasave të mëdha në Kaliforni e bindi edhe më shumë nënën e 3 fëmijëve tashmë që duhet hequr dorë nga një festë e tillë.

Blogerja e cila e mori famën pikërisht nga kjo festë shkroi e penduar: “Festat e zbulimit gjinor duhen anulluar. Më mërzisin kur i shoh tani. Niveli i çmendurisë së njerëzve për të festuar një nga faktet më të zakonshme për fëmijën e tyre është thjesht i çuditshëm,” thotë ajo.
“Kujt i intereson se çfarë gjinie është fëmija?! E bëra në atë kohë, sepse në ato vite nuk e dinim atë që dimë tani, që caktimi i fokusit te gjinia në lindje lë jashtë aq shumë nga potenciali dhe talentet e tyre që nuk kanë të bëjnë me atë që është midis këmbëve të tyre,” shprehet Jenna.
Postimi i saj është bërë viral dhe është shpërndarë më shumë se 12,000 herë në më pak se një javë. Ajo e përforcoi më tej qëndrimin kundër festës për zbulimin gjinor të fëmijëve pas zjarreve që përfshinë Kaliforninë.

Vajza e Karvunidis, Bianca, tani është 10 vjeç. Edhe pse ajo e identifikon veten si një vajzë tipike, Bianca vesh më shumë pantallona sesa fustane. “Një kthesë e komplotit,” tregon nëna e saj. “Këto zbulime gjinore përforcojnë idetë tradicionale për vajzat dhe djemtë që mund të mos jenë të vërteta për foshnjat që po festojnë,” pohon ajo.
Ajo tani u kërkon prindërve që të rishikojnë përpara se të planifikojnë një gender reveal.
“Lërini thjesht të jenë fëmijë”, apelon ajo, duke shtuar se ka ide e alternativa të tjera që mund të zëvendësojnë ditët e sotme këtë festë. “Le të bëjmë festa për emrin e bebit, apo “surprizë, jam shtatzënë”. Ka një milion mënyra për të festuar jetën tuaj” shton më tej Jenna Karvunidis.