Zhvillimi i fetusit në javën e 15-të të shtatzënisë suaj, ja se çfarë duhet të dini
Mirë se vini në javën e 15-të të zhvillimit të fetusit tuaj!
Përgjatë kësaj jave, fetusi juaj po rritet dhe njëkohësisht keni shumë gjasa që të keni energji dhe të përballeni me simptomat e mëngjesit shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Zhvillimi i fetusit:
-Lëvizjet
Deri në javën e 15-të, foshnja juaj mund të bëj lëvizje brenda trupit.
-Veshët
Pjesa e jashtme dhe e brendshme e veshëve janë duke u zhvilluar.
-Lëkura
Lëkura e foshnjes është akoma e hollë dhe e tejdukshme, duke lejuar një pamje të qartë të enëve të gjakut edhe skeletit.
-Kockat
Kockat në kafkë, shpinë dhe shpatullë vazhdojnë të ngurtësohen.