Adriana Lima zbulon gjininë e fëmijës që po pret me një festë të mrekullueshme

Adriana Lima ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret me të dashurin, Andre Lemmers. Modelja 40-vjeçare zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në Shkurt. Modelja është gjithashtu nënë e dy vajzave 12 dhe 9 vjeçare me ish bashkëshortin e saj, Marko Jaric.

Adriana ka postuar një video në Instagram, ku ka zbuluar se do të mirëpresë një djalë. Kujtojmë që çifti, të cilët e kanë mbajtur kryesisht private marrëdhënien e tyre, bënë debutimin e parë vitin e kaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Venecias.

Share With:
Translate »
186 Views