I bëri fansat shqiptar krenarë! Futbollisti i njohur poston videon e vajzave të tij duke kënduar e kërcyer me “Kuq e Zi”
Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, edhe pse ka jetuar dhe ka zhvilluar karrierën e tij në Zvicër, ai gjithmonë e ka treguar me krenari origjinën e tij.
Madje Xhaka nuk ka hezituar që dashurinë për vendlindjen t’ua trashëgojë edhe dy vajzave të tij, Ayana dhe Laneya, të cilat janë lindur në Zvicër.

Graniti ka publikuar së fundmi në “Instagram” dy video që i ka bërë krenarë gjithë fansat e tij. Edhe ai vetë është shumë krenar.
Në videot në fjalë, shihet vajza e tij më e madhe Ayana, nën tingujt e këngës “Kuq e Zi”, duke kënduar dhe kërcyer. Ndërsa vajza tjetër më e vogël, Laneya e shoqëron.
“Krenar”- shkruan futbollisti krahas videove që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Por jo vetëm kaq, pasi Granit Xhaka ka treguar edhe herë të tjera se është shumë krenar për origjinën e tij, madje ka treguar se ka nisur t’ju mësojë shqip edhe dy vajzave të tij. Kohë më parë ai shpërndau një video të vajzave të tyre me librin e Abetares.

