Pasi zbuloi gjininë e fëmijës, Adriana Lima shfaqet në sfilatën e Alexandër Wang “Fortune City” me barkun jash si Rihanna

Modelja e njohur Adriana Lima është shfaqur së fundmi në sfilatën e modës të Alxander Wang “Fortune City”.

Bukuroshja e cila tashmë është dhe në pritje të fëmijës së tretë, doli në pasarelën e modës rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve teksa kishte nxjerrë në pah dhe barkun e saj të rrumbullakosur.

Adriana u shfaq e veshur me një fustan të zi i cili ishte komplet i hapur në pjesën e barkut, teksa i kishte të kombinuara me një palë çizme lëkure të zeza deri tek kofshët. Me buzët e lyera ngjyrë kafe të errët dhe flokët e lagura të hedhura pas krahëve, 40-vjeëarja dukej plot stil.

 

Rikujtojmë se disa ditë më pare në një postim në Instagram, Lima ka lajmëruar se është në pritje të një djali. Në videon e publikuar ajo është e shoqëruar me dy vajzat e saj dhe partnerin Andre Lemmers, ndërsa në festën e organizuar shpërthejnë tullumbacet ngjyrë blu.

Ish-modelja e Victoria’s Secret zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në muajin shkurt . Ajo ka dy vajza, Valentina  dhe Sienna, me ish-burrin Marko Jaric . Dyshja njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2014 , pas pesë vitesh martesë. Aktualisht modelja është në një romancë me Andre Lemmers, i cili është babai i fëmijë së saj të tretë.

      

Share With:
Translate »
170 Views