Si ta ndihmoni fëmijën tuaj që ka vetëvlerësim të ulët të ketë më shumë siguri

Refuzimi, kritikat, që i bëhen një personi, janë ato që i bëjnë ata të ndiejnë ose të vlerësojnë më pak veten e tyre. Fëmijët gjithashtu mund të jenë të prirur ndaj rasteve kur humbasin vetëvlerësimin dhe bëhen të pasigurt për veten dhe prindërit duhet të jenë gjithmonë aty për ta, për t’i ngritur dhe për t’i bërë ata të kenë më shumë siguri tek vetja. Pavarësisht se sa kokëfortë dhe të pangushëllueshëm janë, këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj të pasigurt dhe për ta bërë atë më të sigurt në jetë.

Gjeni shkakun e pasigurisë së tyre, ofroni ndihmë

Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre për çdo gjë. Në rastin e një fëmije që ka besim të ulet tek vetja bëhet edhe më e rëndësishme. Vetëm kur të zhvilloni biseda do të jeni në gjendje të gjeni burimin e pasigurisë së tyre. Pasi ta bëni këtë, ju mund t’i ofroni t’i ndihmoni, të përmirësoni aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve dhe madje të gjeni mënyra të ndryshme për t’i ndihmuar ata të kenë më shumë besim në vete.

Mësojini ata të duan veten

Pavarësisht se sa gabime bën fëmija juaj, drejtojini gjatë procesit dhe tregojini se çfarë mund të mësojnë nga secili prej këtyre gabimeve. Mos i lini të “mbyten” me keqardhjen për veten dhe fajin, të cilat mund të kontribuojnë në pasigurinë e tyre. Mësojini se si ta duan veten dhe mos i lini kritikat, emocionet negative dhe komentet e njerëzve të ndikojnë negativiaht tek ta.

Kontrolloni lëvizjet e tyre në mediat sociale

Me botën dixhitale që po pushton jetën tonë, platformat e mediave sociale mund të jenë një faktor i madh kontribues në pasigurinë e fëmijës suaj. Qoftë në formën e komenteve kritike apo gjykimeve negative, fëmija juaj mund të ndikohet nga ndonjë prej këtyre gjërave. Thënë kështu, sigurohuni që të dini se çfarë po ndodh në jetën e tyre personale dhe shoqërore. Megjithatë, në mënyrë të limituar mos teproni.

Sigurohuni që të jeni të sjellshëm me ta

Një prind i mirë nuk përdor kurrë fjalë të ashpra pavarësisht nga gabimet që mund të bëjë fëmija i tyrë. Kur bëhet fjalë për një fëmijë me vetëbesim të ulët, të qenit kritik ndaj është ajo që e ngarkon më shumë mendjen. Në vend që të përdorni mënyra joproduktive, mizore të prindërimit, pranoni përpjekjet e tyre dhe shtyjini ata të jenë më të mirë.

Ndërtoni një hapësirë të sigurt dhe të dashur në shtëpi

Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijën tuaj të kapërcejë natyrën e tij të pasigurt është duke krijuar një hapësirë ??të sigurt dhe të dashur për ta në shtëpi. Mos i ngarkoni me sfidat me të cilat ballafaqoheni si prindër, përkundrazi mbrojini nga të gjitha energjitë negative. Ndërsa i ndërgjegjësoni për realitetet e botës dhe i përgatitni për sfidat e ardhshme, jini gjithashtu të dhembshur ndaj tyre.

Share With:
Translate »
125 Views