Zhaku pro legalizimit të kanabisit: Por unë e kam lënë barin, jam shtatzënë

Artistja e njohur, Inida Kreuz, e njohur me emrin e artit Zhaku, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për jetën private dhe prefosionale.

Teksa po fliste për këngën e saj dedikuar legalizimit të kanabisit, Inida u shpreh se ajo tashmë e ka lënë barin”.

“Nuk më shkon shumë se jam 40 vjeç”/ Artistja

“Unë e kam lënë barin, jam 6-muajshe shtatzënë. Nuk më shkon shumë se jam 40 vjeç. Unë kam qenë gjithmonë për legalizimin e kanabisit. Mendoj se duke folur hapur do jemi më të lumtur dhe më të qetë. Unë personalisht jam pro kanabisit dhe kundër drogërave të forta që janë të dëmshme për shëndetin. Ai medicinal mund ta marrësh, është e lejuar në Gjermani”, tha Zhaku.

“Nuk më shkon shumë se jam 40 vjeç”/ Artistja

Kjo e fundit shtoi më pas se do të ishte më mirë edhe për ekonominë e vendit që të legalizohej kanabisi.

“Të flasim për ekonominë, me hamendje, 20 për qind e popullsisë e kanë ekonominë nga trafikimi i lëndëve narkotike. Njerëzit që kanë krijuar një lloj përvoje për shitjen e kanabisit, të marrin licencë, të jenë të hapur para ligjit”, u shpreh artistja.

“Nuk më shkon shumë se jam 40 vjeç”/ Artistja

Share With:
Translate »
212 Views