U sëmur me hepatitin misterioz/ 3-vjeçarja i shpëton vdekjes vetëm pasi merr mëlçinë e të atit

Autoritetet ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për përhapjen e një lloji misterioz të hepatitit që po prek fëmijët, duke rrezikuar dhe vdekjen. Së fundmi në Britaninë e Madhe është raportuar rasti i një vajze 3-vjeçare, e cila mundi të mbijetonte vetëm pasi mori një pjesë të mëlçisë së babit të saj.

Hepatiti prek mëlçinë e fëmijëve duke e dobësuar atë deri në atë pikë që e nxjerr jashtë funksionit. Sipmtoma e parë që 3-vjeçarja shfaqi ishin të vjellat, e po ashtu ajo shfaqi dhe shenja të verdhësëz, shenjë kryesore e hepatitit. Pasi u dërgua në spital, mjekët zbuluan se mëlçia e saj nuk po zbulonte normalisht, derisa një ditë ajo ndaloi së funksionuar. Në këtë moment, mjekët e vendosën vajzën në koma deri në gjetjen e një dhuruesi për të zëvendësuar organin, në të kundërt ajo do vdiste.

Babai i saj 27-vjeçar, Alan Raine u ofrua si dhurues me shpresën se gjithçka do të përputhej për transplantin. Raine u paralajmërua për rreziqet por pranoi, duke thënë se asgjë nuk do ishte më keq se sa të humbiste vajzën e tij.

Pas operacionit që rezultoi i suksesshëm, 3-vjeçarja Lola-Rose ka filluar rikuperimin.

Në Britani deri më tani janë regjistruar mbi 200 raste të infektuar dhe shumica prej tyre janë fëmijë deri në moshën 5 vjeç. Po ashtu është regjistruar dhe një vdekje.

U sëmur me hepatitin misterioz/ 3-vjeçarja i shpëton vdekjes

Share With:
Translate »
146 Views