Mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga ushtari rus/ 14-vjeçarja ukrainase vendos ta mbajë fëmijën

Rastet e përdhunimit nga ushtarët rusë në Ukrainë janë të shumta, teksa një pjesë e mirë e viktimave janë fëmijë.

“The Mirror” ka publikuar një artikull ku raporton se një 14 vjeçare nga Bucha ka mbetur shtatzënë pas përdhunimit, por ka vendosur që ta mbajë fëmijën.

Sipas tabloidit britanik, 14-vjeçarja e ka marrë këtë vendim pasi mjekët e paralajmëruan se nëse kryente një abort tani, në të ardhme mund të mos bënte dot fëmijë. Historinë e saj e ka treguar psikologja Oleksandra Kvitko, e cila po punon me vajzën e re për ta mësuar atë se si ta pranojë fëmijën e saj.

Kvitko tani punon me pesë vajza të moshës 14-18 vjeç, të cilat dyshohet se mbetën shtatzënë pasi u përdhunuan nga ushtarët rusë.

 

Share With:
Translate »
161 Views