Georgina po shmang çdo lajm për humbjen e djalit të tyre, ja si është gjendja e çiftit tani

Georgina Rodriguez dhe partneri i saj Cristiano Ronaldo janë duke kaluar disa nga ditët më të vështira për shkak të humbjes së djalit të tyre të sapolindur.

Megjithëse me një dhimbje të madhe, Ronaldo dhe Georgina duan të vazhdojnë jetën e tyre bashkë me 5 fëmijet e tjerë, sigurisht pa e harruar ëngjëllin e tyre në qiell, shkruan “El Nacional”.

Sipas një burimi të afërt të çiftit, Georgina po përpiqet fort që të shmangë të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me humbjen e foshnjës së saj, pasi të tilla lajme e bëjnë të ndihet keq.

Është një moment delikat në jetën e Georginës, e cila duhet të gjejë forcën që të kujdeset për vajzën e saj të sapolindur dhe katër fëmijët e tjerë.

Gjithashtu, po I njëjti burim rrëfeu se kanë frikë që kjo humbje e madhe dhe lajmet e shumta mund të ndikojnë tek fëmijët e tyre, Cristiano Jr., Mateo, Eva dhe Alana Martina.

Share With:
Translate »
154 Views