Papa Françesku: ‘Jini të sjellshëm me vjehrrën’

Nëna e dhëndrit (ose nuses) është shpesh një figurë negative, klishe, pothuajse sinonim i një personi që merret me thashetheme, që ndërhyn, dhe një personi mendjemprehtë. Papa Françesku kërkon që të përmbyset ky konceptim, dhe bën një thirrje se harmonia familjare varet edhe nga marrëdhënia me vjehrrën.

“Nuk po them se e shohim si djall, por ajo paraqitet gjithmonë në mënyrë poshtëruese. Por vjehrra është nëna e burrit tënd dhe nëna e gruas tënde”.

Papa Françesku u bëri thirrje nuseve që të kujdesen për marrëdhëniet e tyre me vjehrrat. “Ato kanë lindur bashkëshortin tënd”, tha ai. “Të paktën bëjini të lumtur.”

Papa këshilloi edhe vetë vjehrrat. “Unë ju them, kini kujdes se si shpreheni,” tha ai.

“Ne i themi vetes ‘sa më larg të jetë vjehrra, aq më mirë’. Por jo – ajo është nënë, ajo është një person i moshuar. Një nga gjërat më të bukura për një grua është të ketë nipër e mbesa. Kur fëmijët e saj kanë fëmijë, kjo e sjell atë përsëri në jetë.”

Share With:
Translate »
118 Views