Chiara Ferragni: Jam me fat për punën time, por me zemër të thyer sa herë lë fëmijët

Me dy foto të ëmbla dhe shumë dashuri, Chiara Ferragni i tregoi miliona ndjekësve se një projekt pak larg Italisë po e pret. Dhimbja më e madhe për të si një grua biznesmene është pikërisht detyrimi për të qëndruar larg fëmijëve të saj. Ndaj gjithë ndjesitë e sinqerta i derdhi në pak rreshta online.

“Fotoja e parë është bërë mbrëmë, ndërsa e dyta është bërë në janar 2020, pak para një projekti pune në Meksikë (fiks si sot). Sa herë që largohem për punë dhe veçanërisht kur më duhet të qëndroj larg fëmijëve të mi për një kohë të gjatë, ndihem shumë me fat dhe në të njëjtën kohë e lënduar. Me fat sepse kam ndërtuar punën time të ëndrrave, unë jam CEO i kompanive të mia dhe kjo është një gjë e rrallë në një botë plot me burra në pozita pushteti. Në të njëjtën kohë, largimi prej tyre, fizikisht, më thyen zemrën. Më mungon aroma e tyre, prekja e tyre, përqafimet e tyre. Jam shumë me fat që jam nëna e tyre dhe shpresoj që ndërsa rriten të jenë krenarë për atë që po ndërtoj për ta”, shkroi Chiara.

 

Kush e di sa nëna e kanë gjetur veten në fjalët e sinqerta të Chiara Ferragnit dhe kushedi sa të tjera janë ndjerë njësoj si ajo.

Share With:
Translate »
146 Views