Kur emrin e përcakton fati, Flor Binaj tregon pse vendosi ta quajë Vjosa vajzën e vogël

3 muaj më parë, aktori i njohur i humorit Florjan Binaj,u bë baba për herë të tretë. Vogëlushja që erdhi në jetë u pagëzua me emrin Vjosa dhe jo rastësisht. Jo vetëm se prindërit vendosën që të ndjekin traditën si edhe me dy fëmijët e parë, për emra shqiptarë, Krena dhe Glauk, por edhe sepse historia e Vjosës është paksa më e veccantë.

I ftuar pasdien e sotme në “Rudina” në Tv Klan për të ndarë me publikun projektet e tij të reja artistike, Flori tregoi edhe historinë e veçantë që zanafillën e ka me lumin që mban të njëjtin emër.

Zgjedhja e emrit të Vjosës, përtej kauzës së fortë për mbrojtjen e lumit, për të cilën Flori ka qenë dhe vijon të jetë një zë i fuqishëm, mbart një histori të fëmijërisë, por të një rastësie që përkoi me një rast unik për Florin.

“Jo vetëm për çështjen e dashurisë për këtë lumë, jo vetëm për faktin se unë kur kam qenë i vogël, edhe në lumin Shushicë, edhe në Vjosë ne laheshim me gjyshërit, kushërinjtë, por edhe për faktin se ne ishim duke bërë rafting në Vjosë. Ishte një nga ato ditët që Vjosa ishte tërbuar, me shumë dallgë, u kënaqëm shumë. Të nesërmen a pas disa ditësh, morëm vesh që Sadina ishte shtatzënë, kështu që s’kishte urë lidhëse më të bukur dhe të drejtpërdrejtë sa kjo”

Share With:
Translate »
137 Views