“U hodha mbi krevatin e saj”, Eli Fara kujton ndjesinë e hidhur të humbjes së mamasë

Nëntori i vitit 2020 do të shënonte një mori vështirësish  për nënën e Eli Farës. Siç rrëfen këngëtarja në “Rudina” në Tv Klan, Covid-19 infektoi të dy prindërit e saj, por nëna ishte në gjendje më të rëndë. Gjatë tre muajve, Eli vendosi ta kuronte në shtëpi dhe mundi që jeta e saj të zgjatej edhe disa muaj të tjerë.

Teksa rrëfeu përkujdesin ndaj saj, netët pa gjumë së bashku me të bijën, Marinën dhe momentin e dhimbshëm në Korrik, Eli përlotet ndërsa kujton ndjesinë pas ceremonisë mortore.

Eli Fara: Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.

Share With:
Translate »
162 Views