E gjithë vëmendja te Kardashians! Familja e njohur shijojnë Portofinon nga jahti miliona dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ndodhen tashmë në Portofino, Itali, ku edhe do të zhvillojnë dasmën e tyre e cila pritet të jetë shumë private por edhe spektakolare.

Teksa shëtisnin në rrugët e këtij vendi piktoresk, dyshja nuk qëndronin dot pa i kapur duart me njëri tjetrin si dhe u panë duke u puthur shumë shpesh.

Dasma e tyre do të ndodhë këtë fundjavë në një kështjellë në Portofino.

TMZ shkruan se dasma e tyre mund të zhvillohet ndoshta sonte në mbrëmje.

Kim Kardashian u shfaq së fundmi me vajzën e saj North.

Që të mos harrojmë Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian… Kylie është në detyrën e mamasë tashmë teksa mban fort vajzën Stormi e cila shihet duke u argëtuar.

Familja Kardashian janë parë në një jaht që kushton 60 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Siç raportoi TMZ më herët, Scott Disick nuk është i ftuar në ceremoni dhe deri më tani nuk është parë asnjë shenjë e Rob Kardashian.

Kourtney tashmë është vendosur në shtëpinë e Travis. Megjithatë, ka një lidhje Kourtney me shtëpinë e tij. Ajo ishte shumë e përfshirë në dekorimin e shtëpisë. Të dy ishin miq të ngushtë përpara se të lidheshin, dhe Kourtney ishte më se e gatshme në atë kohë ta ndihmonte Travis me shtëpinë e tij dhe në fakt rezultatet janë fantastike.

Share With:
Translate »
159 Views