Edhe pse rrethohet nga një staf gjigant, Kate Middleton pranon se për të rritur fëmijët i kanë mjaftuar 3 rregulla

E keni menduar ndonjëherë si është mënyra e të edukuarit dhe të rriturit të një princi apo princeshe? Shpeshherë kur lexojmë për ta mendojmë se janë fatlumë, që me siguri hanë me lugë floriri apo që kanë komoditete të tjera që shumë fëmijë e prindër nuk i çojnë ndër mend as në ëndrra. Dukesha e Cambridge,Kate Middleton, i ka dërguar një letër autorit të librit “The modern mother’s handbook: how to raise a happy, healthy, smart, disciplined and interesting child, starting from birth” duke i treguar rregullat e saj të prindërimit. Sipas saj rregullat më të mira janë:

– Pranoni ndihmë, sidomos gjatë javëve të para pas lindjes. Edhe Kate e ka bërë këtë. Ajo u vendos në shtëpinë e nënës së saj në Bucklebury disa javë pas lindjes së George dhe Charlotte. Gjatë kësaj kohe mori gjithë ndihmën dhe përkujdesjen për të cilën kishte nevojë.

– Dëgjoni muzikë me fëmijët. Kensington është një pallat që “gumëzhin” nga muzika. Kate rekomandon të këndoni dhe të kërceni shpesh me fëmijët tuaj, t’u mësoni të luajnë ndonjë instrument dhe t’i ndihmoni të zbulojnë talentet e tyre.

 Qeshni shpesh bashkë me fëmijën. Shpeshherë Kate qesh me të madhe bashkë me fëmijët e saj ndërsa ata bëjnë ndonjë “prapësi”.

Share With:
Translate »
230 Views