“E kam vuajtur shumë”, Soni Malaj zbulon detaje nga fëmijëria dhe ëndrra e madhe për tu bërë artiste

Këngëtarja Soni Malaj është mjaft e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo numëron shumë këngë, që në fakt janë bërë menjëherë hit.

Së fundmi, Soni ka qenë e ftuar në “A Live Night”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Ndër të tjera, ajo u ndal dhe te fëmijëria si dhe te ëndrra e saj për tu bërë këngëtare.

“Unë nuk e di kur s’kam kënduar, mundoj të kujtoj një moment që nuk kam kënduar,por nuk ka, kam nisur që 5 vjeç. Ëndrra imë më e madhe ishte të bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare. Nuk e dija kujt gjëje po i shkoja, thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë. Kam lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën 9-vjeçare. Ka qenë një fëmijëri e bukur, edhe bota do e kishte zili, si Zvicra, me ski me slita me lojërat e dëborës dhe kur fillonte dëbora e parë çoheshim në mëngjes hapnim dritare”, – tha ajo.

Më tej, këngëtarja zbuloi se shkëputja nga vendlindja ishte shumë e vështirë për të.

“Shkëputja nga Tropoja në ’91-shin ishte shumë e vështirë, e kam vuajtur shumë, më dukej sikur nuk i përkisja Tiranës. Mua më karakterizon këmbëngulja, nuk kisha dëgjuar për edicion, thjesht doja të bëhesha këngëtare. Nxënësit shkonin në shkollë dhe bënin detyra, unë përgatisja veten se në adoleshencë do të shkoja në festival. Deri 14 vjeç unë stërvitesha vetë vokalisht. Një ditë më tha mami se një vëllai i të njohurës së saj kishte një studio. Kush e ka, kush e ka? pyesja mamin, ‘është vëllai i kësaj zonjës, ti nuk di të këndosh’. Unë ia bëja do bëj audicion dhe pikë dhe çdo ditë i thoja i the? Babai ma bënte po ca këngëtare, e ke thjesht hobi, ti do të bëhesh doktoreshë. Kishte ditë që përgatitesha me këngë të Mariah Carey dhe Whitney Houston , atje ishin Elton Deda, Redon Makashi. këndova, më thanë këndo ndonjë gjë tjetër. U them mbyllini dritat dhe filloj këndon ‘I Will always love you’ dhe ata thanë po”,- shtoi këngëtarja.

Share With:
Translate »
153 Views