Një tjetër bebe Middelton, princesha sërish në pritje të ëmbël

Surprizë! Motra e vogël e Kate Middleton, Pippa Middleton është shtatzënë sërish.

Pippa Middleton në pritje të ëmbël

GETTY IMAGES

Ajo është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, James Matthews dhe duket se shtatzënia i ka dhënë një shkëlqim shumë të bukur. E veshur me një fustan të gjelbër, Pippa buzëqeshte në çdo moment në të cilin është fotografuar në koncertin “Party at the Palace” për Jubileun që kremton 70-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth në fron.

Pippa Middleton në pritje të ëmbël

GETTY IMAGES

Burimet për “Page Six” thonë se prindërit janë shumë të lumtur që familja po shtohet dhe sigurisht, duket në të gjitha fotot rrëzëllitëse të Pippa-s.

Kujtojmë se Pippa dhe James janë prindër të Arthur (3 vjec) dhe Grace (1 vjeç).

Share With:
Translate »
171 Views