‘Fryma ime’, Aurela Hoxha emocionon me postimin për të birin!

Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale.

Tanimë ka kaluar 1 vit që nga momenti që Aurela është bërë nënë dhe pak më parë, bukuroshja ndau me ne një foto ku si gjithmonë nuk dukej portreti i Alaron, vetëm këmbët e tij të vogla. Krahas, ashtu si çdo mama ndjen të voglin e saj, ajo ka shkruar:

Fryma ime 

Mirëpo, ne kurrë nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Share With:
Translate »
173 Views