Ministrja Kushi tregon afater dhe si do të bëhet regjistrimi në klasat e para dhe të dhjeta

Afati i regjistrimit të nxënësve në shkolla përmes portalit E-Albania për klasat e para është nga data 4-17 korrik ndërsa për klasat e dhjeta nga 12-24 korrik.  Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila thotë se tashmë prindërit do mund të regjistrojnë fëmijët në shkolla në vetëm 1 minutë pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë.

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania. Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë: Për klasat e para 4 – 17 korrik. Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.  Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!”, shkruan në rrjetin social Facebook ministrja Kushi.

 Publikohen afatet për regjistrimin e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta, Kushi: Me E-Albania, jo më dokumente shtesë

Share With:
Translate »
220 Views