Shtatzënia nuk është e rrezikshme për gratë që janë trajtuar nga kanceri i gjirit

Të mbetesh shtatzënë pas një diagnoze të kancerit të gjirit nuk rrit rrezikun e rikthimit të kancerit, zbulon studimi i ri.

Mes tjerash, studimi përfshiu 1,207 gra nën moshën 50 vjeç që kishin kancer të gjirit që nuk ishte përhapur diku tjetër në trup, shkruan burimi MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Shumica e grave në studim (57 përqind) kishin kancer pozitiv të receptorit të estrogjenit (ER), një lloj në të cilin tumoret ushqehen nga hormoni estrogjen.

Disa mjekë kanë ngritur shqetësimin se këto gra mund të përballen me një rrezik më të lartë të përsëritjes së kancerit nëse do të mbeten shtatzënë, për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë.

Një total prej 333 grave mbetën shtatzënë gjatë studimit, brenda një mesatare prej rreth 2.4 vjetësh pas diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit.

Pas një ndjekjeje prej 10 vitesh, studiuesit thanë se “gjetjet tona konfirmojnë se shtatzënia pas kancerit të gjirit nuk duhet të dekurajohet, madje edhe për gratë me kancer ER-pozitiv”, tha autori kryesor i studimit Matteo Lambertini, onkolog mjekësor në Institut Jules Bordet në Bruksel.

“Është e mundur që shtatzënia mund të jetë një faktor mbrojtës për pacientët me kancer të gjirit ER-negativ, qoftë përmes mekanizmave të sistemit imunitar ose mekanizmave hormonalë, por ne kemi nevojë për më shumë kërkime për këtë.”

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë e moshës riprodhuese.

Rreth gjysma e grave të reja të diagnostikuara kohët e fundit me kancer gjiri thonë se janë të interesuara për të lindur fëmijë, por hulumtimet tregojnë se më pak se 10 për qind mbeten shtatzënë pas trajtimit.

Share With:
Translate »
163 Views