‘Ta ngrënshin macet gocën, fëmijë i poshtër’, Almeda nxjerr mesazhet e ndjekëses dhe habit me përgjigjen
Almeda Abazi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka publikuar disa mesazhe shumë të pakëndshme që ka marrë nga një ndjekëse.

Shihet se ndjekësja në fjalë i ka shkruar vazhdimisht, duke komentuar atë dhe fëmijët e saj. “Të hëngshin macet Alina”, i ka shkruar ajo në një video ku vajza e Almedës shihet duke luajtur me mace.

“Sa e shëmtuar”, i ka shkruar në një foto të saj dhe “Fëmijë i poshtër” në një foto të djalit. Këto mesazhe e kanë habitur Almedën, por megjithatë i ka marrë me sportivitet. “Hahahahahahah po pse?”, i është përgjigjur modelja.




