Ledri tregon pengun që ka për Poem
Ledri Vula ishte i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj për të ndarë me publikun të rejat nga muzika, por edhe detaje nga jeta personale.
Reperi tha se do shumë që të jetë me vajzën e tij në çdo moment, pasi udhëton shumë prej angazhimeve artistike.
“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem, mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur s’e takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty, dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”,- tha Ledri.
Përveç Poem keni plan për fëmijë tjetër?
“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër. Aq sa është e mirë, aq nuk është e mirë. Kur ju shoh juve të dyve, nuk do doja me e lënë pa një motër ose vëlla, do kisha pas qejf me një motër ose vëlla”,– tha Ledri.