Arbori ia kupton vuajtjen mami Borës dhe kujdeset që t’ia lehtësojë sado pak
Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Padyshim që postimet e bukuroshes marrin një vëmendje shumë të madhe e sidomos ato që kanë të bëjnë me jetën personale. E më i fundit është një video shumë e bukur me djalin e saj të vogël Arborin që duket se është kudo me prezantuesen. Teksa është shfaqur në palestër duke u ushtruar dhe vogëlushi i cili i numëron sekondat mamasë së tij, por shumë shpejt në mënyrë që mamaja e tij të mos lodhet shumë.
“Arbori e ndjen dhimbjen e mamit prandaj numëron shpejt.”
