Arbana Osmani nuk ndalon së udhëtuari as në muajin e fundit të shtatzënisë: “E mbani mend kur ju thashë që nuk udhëtoj më?”

Muajt e shtatzanisë, Arbana Osmani duket se i ka shfrytëzuar sa më shumë për të udhëtuar.

Që pasi njoftoi se ishte duke pritur një bebe tjetër në shkurt të këtij viti, moderatorja ka bërë udhëtime të shumta, kryesisht me Eduart Grishajn dhe djemtë e saj.

Edhe pse tashmë në muajin e nëntë të shtatzënisë Osmani ka udhëtuar vetë, duke lënë bashkëshortin në kujdes të Jonit dhe Diellit.

“E mbani mend kur ju thashë se nuk do ketë asnjë udhëtim së shpejti? Ja përsëri unë”, shkruan ajo teksa duket pranë dritares së një avioni dhe mjaft komode.

Duket se këtë periudhë vetëm, Eduarti dhe Joni po e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë. Arbana në Instagramin e saj ka publikuar një video ku duket partneri dhe djali i saj duke luajtur me makina. Ndërsa si përshkrim të videos, moderatorja shkruan: “Mezi pres të kthehem tek djemtë e mi.”

Share With:
Translate »
152 Views