Fotot nga funerali i Ivana Trump, Donald Trump dhe e gjithë familja në zi
Ish-bashkëshortja e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivana Trump u përcoll sot për në banesën e fundit. Ceremonia, një javë pas vdekjes së Ivanës, në moshën 73-vjeçare, mblodhi si rrallë herë të gjithë familjen Trump, ku nuk mungonte as bashkëshortja aktuale e ish Presidentit, Melania fëmijët, Ivanka, Erik dhe Donalt Jr.

Familja u takua në shtëpinë e funeralit “Frank E. Campbell”, ku u kryen homazhet përpara se të shkonin për në Kishën e Shën Vincent Ferrer në Lexington Avenue.

Pas shërbimit, familja pritet të udhëtojë në New Jersey më pas për një pritje private në Trump National Golf Club Bedminster.

Ivana Trump u kujtua nga fëmijët e saj si mishërimi i ëndrrës amerikane.

“Duke u rritur, nëna ime nuk më tha se një grua mund të bënte gjithçka që dëshiront. Ajo ishte një pioniere si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Nëna ime një herë më tha se nuk kishte asgjë që ajo nuk mund të bënte me taka. Ajo na mësoi se si të gjuanim peshkun dhe më pas të gatuanim atë që kapëm. Mamaja ime e zgjeroi mendjen tonë”, tha Ivanka Trump.

“Ajo na sundoi ne të tre me një grusht hekuri, por edhe një zemër prej ari”, tha Eric në shërbesën në kishën e Shën Vincent Ferrer.
