Andresa e “Telebingo”-s shtatzënë për herë të parë, telefonuesja i zbulon “sekretin e ëmbël”

Andresa Ambrosio do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.

Bukuroshja u shfaq me një fustan të gjerë së fundmi, ku barku i saj dukej i rrumbullakosur.

Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë.

“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi të përqafojë me shumë përzemërsi Andresën.

Epo, teleshikuesit janë shumë të vëmendshëm dhe ia zbuluan ‘sekretin’ e ëmbël Andresës.

Më herët, Andresa ka folur edhe për profilin e saj si fizioterapiste.

“E kam dashur gjithmonë Fizioterapinë. Kur isha 17 vjeç, kisha xhaxhanë me kancer dhe ai kishte nevojë për fizioterapi, kështu që i vija në ndihmë. Kështu ndodhi që mori drejtim pasioni im më vonë. Por më parë ama, kam dashur të bëhem veterinere.”

Ajo shfaq shumë pozitivitet dhe shpesh i thonë që është mjaft fatsjellëse.

“Më thonë shpesh që jam fatsjellëse, por nuk e di këtë. Natyrisht, për ata që fitojnë po”, tha Andresa në një intervistë më herët.

Andresa ka spikatur gjithnjë me pozitivitetin dhe spontanitetin e saj, ku ka bërë për vete shumë ndjekës të programit të së dielës

Share With:
Translate »
374 Views