5 gjërat që femrat shtatzëna nuk duhet të postojnë në rrjete sociale
Para shumë vitesh mund të mos e kishit çuar fare në mend që do të vinte një ditë që një pjesë e mirë e jetës tonë do të shndërrohej në një ekspoze virtuale. Krijimi i Facebook-ut, Instagram-it dhe i rrjeteve ndoshta më intime si Whatsapp apo Viber e kanë bërë jetën tonë shumë më intensive, si dhe kanë rivendosur urat e komunikimit me njerëzit që kemi larg apo që mendonim se i kishim humbur. Por si çdo gjë ka një çmim për të paguar dhe në këtë rast është humbja e privatësisë.
E sigurisht që këtij ndikimi nuk mund t’i shpëtonin as femrat shtatzëna. E keni parasysh atë kushurirën që nuk i flisni nga klasa e tetë fillore, por siç e do zakoni, e keni në Insta, epo pikërisht ajo është shtatzënë. Para se lajmin t’ua jepte ndonjë hallë apo teze, e gjeni në rrjete sociale. S’kishte si të ndodhte ndryshe pas 100 fotove që poston në ditë. Por jo çdo detaj duhet ndarë aq haptazi. Living ju njeh me 5 gjërat që nuk një grua shtatzënë nuk duhet të postoj në rrjetet sociale.
1.Testin pozitiv të shtatzënisë. (Shumë të njohurat tuaja mund të jenë duke e provuar prej kohësh dhe mund të ndihen keq pas këtyre fotove. Plus që duhet marrë konfirmimi i mjekut që të jeni 100% e sigurt).
2.Dhurata e para që kryesisht janë veshje. (Dhuratat i pranon edhe mbreti, por herë tjetër mund t’i nxirrni pak më bukur dhe jo të vini fokusin tek çmimi)
3.Fotot që krahasojnë fetusin tuaj me çfarëdolloj fruti ( Kohët e fundit është bërë e modës që të postohen foto të një barku të rrumbullakosur dhe një shalqiri. Nuk ka ardhur koha e shalqirit goca, pastaj çne kaq paragjykuese, barku juaj mund t’i ngjajë dhe një kungulli ose pjepri(shaka) .
4.Në ç’vend do të lindë ( Nëse ndonjë mike është e interesuar të di nëse do të lindni në spital, shtëpi, kamion apo pishinë, jini e qetë se do ju pyesë personalisht. Nuk është envoja të publikoni të dashurin ditar në rrjete sociale).
5.Foton e parë të posalindurit me mbishkrimin #kopjaemamittëvet (Seriozisht do e bëni dhe këtë ? Po kontributi i babait, apo nuk e vë re njeri atë.)