Rudina Dembacaj, zbulon planet për zgjerimin e familjes: Ai do dhe dy fëmijë, Viki një motër, unë…

Çfarë do bënte Rudina Dembacaj nëse bashkëshorti do e tradhtonte? Atë që do bënte një pjesë e mirë e njerëzve: do e linte…

Në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj dikush e ka pyetur moderatoren: “Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?” Rudina i është përgjigjur duke vendosur një këngë të Elita 5, “Lamutmirë, që është këngë ndarjeje.

Sakaq, e pyetur rreth planeve për fëmijë Rudina ka shkruar se vajza e saj Viktoria do një motër, Marku dy fëmijë të tjerë, teksa shton me shaka se ajo do thjesht ‘t’i pushojë dhimbja e këmbëve’.

Mes të tjerash dikush i shkruan: “Pse nuk ke postuar më foto me vajzën e vogël të Markut?” Rudina nuk e ka kalaur pa një përgjigje duke etiketuar vajzën e duke shkruar: “Jep përgjigje të lutem.”

 Më pas ajo ka publikuar një screenshot të bisedës që ka bërë me Ertën, ku ajo me ironi i shkruan:”Sepse njerka më trajton keq”. Teksa e ka shpërndarë, Rudina e ka shoqëruar me disa të qeshura, duke vërtetuar edhe një herë se kanë një raport shumë të mirë.

 Dikush tjetër i shkruan se përse nuk e poston djalin e Markut. Rudina ka publikuar një foto ku shihet Marku duke mbajtur në prehër vajzë e saj Viktorian dhe Rudina djalin e tij. “Se nuk do, është në sinkron me Vikin”- shkruan aktorja.

Ndërkohë Rudina nuk shfaqet shpesh me vajzën e Markut dhe këtë e ka trguar vetë. Pak muaj më parë ajo publikoi foton e parë me të, që ishte foto e vjetër dhe sipas asaj që shkruante Rudina në mbishkrim ‘janë larg gjeografikisht’ duke lënë të kuptohet se ajo nuk jeton në Shqipëri.

“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotesuar pa fund dashuria për femijet e burrit tim. Ju dua shumë. ( është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”-ka shkruar Rudina.

 

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP. Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

Rudina ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër. Në një intervistë aktorja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.

Share With:
Translate »
150 Views