“Për shkak të rritjes së çmimeve dhe me 3 fëmijë”, Arbana Osmani anulon projektin e shumëpritur
Moderatorja, Arbana Osmani, së fundmi ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Përmesn jë postimi në “Facebook”, Arbana ka bërë me dije se libri i saj ka mbaruar në treg dhe ka vendosur mos ta ribotoj për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet.
Kështu, moderatorja ka vendosur që të mos ta hedhë më në treg pasi nuk e konsideron si biznes.
“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…
Për shkak të rritjes së cmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë, Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034????♀️) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG”, ka shkruar ajo krahas fotos së kopertinës së librit.