“Çdo ditë pa zërin tënd është vuajtje” Klodiana Shala bën dedikimin emocionues për të atin
“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!”. Me këto fjalë të ndjera Klodiana Shala do të jepte lajmin ndoshta më të vështirë të jetës, atë të ndarjes nga jeta të të atit.

E ndërsa muajt kalojnë, mungesa e tij ndihet akoma më shumë sidomos në data të shënuara si ajo e djeshmja, kur ai do të festonte 70-vjetorin. Ajo ka bërë një dedikim emocionues në Instagram ku ndër të tjera thotë se çdo ditë pa zërin e të qeshurën e tij është vuajtje.