VIDEO: Fëmijët ukrainas luajnë me armët e braktisura nga ushtarët, qëllojnë aksidentalisht me anti-tank

Dy fëmijë ukrainas kanë shpëtuar për mrekulli, pasi qëlluan aksidentalisht me një armë anti-tank të braktisur nga ushtarët gjatë luftës.

Video e shpërndarë në kanalet pro ruse të rrjeteve sociale, tregon dy fëmijë të vegjël të armatosur, njëri mban në dorë një armë kallashnikov dhe tjeri me anti-tank.

Teksa ecin gjatë rrugës së qytezës, një prej fëmijëve nis të luajë me armën anti-tank të cilën e shkrep aksidentalisht.

Sipas informacioneve në rrjetet sociale, raketa goditi një godinë pa shkaktuar viktima. Fëmijët shihen teksa hedhin armët dhe largohen të tmerruar.

Pamjet:

 

Share With:
Translate »
144 Views