Trendy i Tik Tok ku prindërit trembin fëmijët një marrëzi dhe pse duhet të ndalet

Një skenë e denjë për filma horror po kthehet në trendin e preferuar të shumë prindërve në Tik Tok, edhe në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një fantazmë krijuar me efekte që po përdoret në videot e Tik Tok për të “trembur” fëmijët, ku prindërit hapin kamerën dhe më pas i lënë të vegjlit të vetëm në dhomë, edhe me dritën e fikur për tu shfaqur më pas pamja horror nga e cila fëmijët vetëm qajnë dhe të tmerruar tentojnë të dalin nga dhoma.

Në disa raste mamatë mbajnë dhe derën të mbyllur në mënyrë që ky çast i tmerrshëm për fëmijën e lënë vetëm brenda në dhomë të zgjasë.

Kjo për sociologen Marsi Simo, e cila ka denoncuar rastin e madje thotë se ka marrë edhe video të ngjashme të filmuara nga prindërit në Shqipëri, nuk duhet të ndodhë as për shaka.

“Ju lutem as mos e çoni në mend ta bëni as për shaka, sepse mund të shkaktoni trauma te fëmijët! – shprehet ajo në një videomesazh për të gjithë prindërit, duke demonstruar edhe disa prej fëmijëve të traumatizuar që janë bërë pjesë e këtij trendi aspak normal.

Ndërkohë reagimet sidomos nga prindërit janë po kaq të dënueshme. Shumë prej tyre shprehen se nuk mjafton vetëm reagimi, por të tilla episode duhet edhe të denoncohen pasi mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme tek fëmijët.

\

Share With:
Translate »
177 Views