FOTO/ Të kapur për dore, dy fëmijët e Michael Jackson bëjnë paraqitjen e rrallë në publik

Paris dhe Prince Jackson, fëmijët e ikonës së ndjerë të muzikës, Michael Jackson, janë shfaqur si rrallë herë së bashku në publik.

Paris dhe Prince ishin pjesë e eventit Carole Pump Foundation Gala, ku u shfaqën dorë për dore në tapetin e kuq në Beverly Hills.

Paris kishte veshur një fustan deri tek gjuri ngjyrë bezhë pa mëngë me lule, duke lënë të ekspozuara tatuazhet në krahët e saj. Ajo kompletoi veshjen ‘chic’ me një çantë ngjyrë kafe dhe një palë çizme.

Ndërkohë, Prince zgjodhi një look klasik, duke veshur një kostum krejtësisht të zi me një kravatë lejla dhe një palë këpucë të zeza.  Prince i kishte lidhur flokët përsëri në një bisht.

Kjo nuk është hera e parë që të dy fëmijët e Michael Jackson janë fotografuar së bashku në një event kohët e fundit. Në qershor, Paris dhe Prince pozuan krah njëri-tjetrit ndërsa merrnin pjesë në ceremoninë e 75-të të çmimeve Tony në Radio City Music Hall të Nju Jorkut, duke treguar mbështetje për muzikalin e Broadway-it bazuar në babain e tyre të ndjerë, Michael Jackson , me titull MJ: The Musical.

Paris dhe Prince bënë nderime për babanë e tyre të ndjerë me një fjalim me rastin e filmit “MJ: The Musical”, i cili mori deri në 10 nominime, përfshirë edhe atë për çmimin kryesor.

Filmi fokusohet në përgatitjet e Jackson për turneun e vitit 1992, ku këngëtarin e ka portretizuar aktori Myles Frost, i cili është nominuar edhe për çmimin e aktorit në rol kryesor.

Djali i Michael, Prince, kishte veshur kostum elegant të zi, ndërsa vajza Paris shkëlqeu me një fustan rozë pa mëngë që nxirrte në pah tatuazhet e saj.

“Shumë njerëz mendojnë se babai ynë e ndryshoi muzikën pop përgjithmonë dhe kush jemi ne që të mos pajtohemi? Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se ai i pëlqente muzikalet, në film dhe në skenë. Është një nder i jashtëzakonshëm të prezantosh ‘MJ’, i cili u nominua si Muzikali më i mirë, i cili, duke përdorur shumë nga hitet e tij kult, shikon prapa në kompleksitetin dhe shkëlqimin e procesit të babait tonë”, tha Prince gjatë fjalës së tij.

Shfaqja e tyre intrigoi publikun, aq më tepër që Paris është shoqëruar prej vitesh me skandale të ndryshme. 24-vjeçarja ka nisur të merret me muzikë, por edhe me modeling e aktrim, ndërsa për disa detaje nga jeta e saj është quajtur “vajza me sytë e kaltër më të trishtuar”. Fëmija i tretë i Jackson është Prince Michael II, i cili është 20 vjeçar, por nuk mori pjesë në këtë ngjarje me vëllanë dhe motrën e tij.

Share With:
Translate »
195 Views