Jonida Vokshi ka të drejtë që e quan këtë shkrepje, foton më të bukur të jetës

Ndryshe nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, regjisori Besnik Krapi, na kanë preznatuar që në fillim me vajzën e tyre, Emi, e cila është bërë po aq e dashur për ndjekësit në rrjete sociale, sikundër dy prindërit e saj të njohur.

Prezantuesja e “Gjeniut të vogël” është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan momente nga e përditshmja, apo nga puna në ekran. Së fundmi ajo ka realizuar një pyetësor në Instagram, ku mes të tjerash është pyetur për foton që i pëlqen më shumë në galerinë e saj.

Ajo ka ndarë imazhin e bashkëshortit me vajzën, në momentin kur sapo ajo kishte lindur. Sigurisht që do ishte një foto e veçantë pasi janë dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.

Share With:
Translate »
261 Views