Olivia Wilde: Më gjykojnë kur nuk jam me fëmijët e mi! Nuk do ta bënin kurrë këtë me një burrë
Në një intervistë të fundit për Variety , Olivia Wilde foli për dallimet që vuajnë nënat, krahasuar me baballarët, në marrëdhëniet me fëmijët e tyre.
Aktorja dhe regjisorja iu referua veçanërisht gjykimeve që merr për kohën që kalon me fëmijët e saj: Kur njerëzit më shohin pa fëmijët e mi, ata gjithmonë mendojnë ‘po si guxon’. Unë kurrë nuk kam parë njeri të thotë një gjë të tillë për një burrë. Në të vërtetë, kur babai është me fëmijën e tij, e shohin si një hero.

Ajo dhe ish-partneri Jason Sudeikis janë aktualisht të angazhuar në një betejë për kujdestarinë. Kur fëmijët e saj janë me të – siç shpjegoi Wilde – ajo ua kushton gjithë kohën e saj.
“Ata janë bota ime, miqtë e mi më të mirë ”, shtoi ajo.

Problemi, siç theksoi Olivia Wilde, do të ishte mënyra se si shoqëria i trajton gratë:
‘Unë nuk kërkoj asnjë lloj mëshirë. Jeta ime është e jashtëzakonshme. Jam e emocionuar me të. Por unë dua që, për përmirësimin e shoqërisë në përgjithësi, të çlirohemi të gjithë nga një rreth vicioz bullizmi dhe urrejtjeje. Përsa i përket grave, ne e marrim të mirëqenë më të keqen dhe nuk e di pse’.