Nevila Shtylla shtatzënë! Zbulohet kush është ‘babai’
Nevina Shtylla ka pushtuar ditën e sotme titujt e mediave rozë me një video ngacmuese.
Në një postim të fundit në Instagram, Nevina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke hedhur dyshimet për një pritje të ëmbël. Bashkangjitur me video-n moderatorja shkruan: “Nënë me fëmijë shumë”, por duke mos dhënë asnjë tjetër shpjegim.
Në fakt nuk bëhet fjalë për një shtatzëni të vërtetë, por thjesht një regjistrim emisioni. Videoja e saj është postuar nga Jetmira Agalliu, pjesë e stafit të “E Diell”, dhe është pjesë e një klipi promovues për emisionin E Diell.
View this post on Instagram
Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.
Në një intervistë të para disa muajve, moderatorja tha se është e ëmbël dhe e dedikuar në lidhje por një nga gjërat më të këqija është se ndonjëherë bëhet ’grindavece’. Sa i përket planeve për dasmë tha se nuk mendon se do bëjë një të tillë sepse i mungon dedikimi për organizimin e saj.
“Në dashuri jam shumë e ëmbël shumë e mirë. Një gjë të keqe që kam është se jam ndonjëherë më shumë gridavece seç duhet. Më fiksohet ndonjë gjë dhe nuk ndalem më. Por më bie nervi shumë shpejt. Mirë jam në kohën time dhe e qetë. Më pëlqen dasmë në vetvete dhe të jem me njerëzit e mirë, se zakonisht jemi me njerëz të ndryshëm dhe humbasim kohë me njerëz të tjerë.
Sensi i të festuarit me të afërmit më pëlqen. Por më mungon sensi i të organizuarit dhe nuk e di a do bëj ndonjëherë dasmë. Në sfilata kam veshur disa herë vello por gjithsesi ndjesia është e ndryshme nga veshja në pasarela dhe të qenurit nuse.”- tha ajo.
