A mund t’i japësh gji bebit me gjoksin e bërë? Gerta Shino tregon eksperiencën e saj

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Gerta Shino, është bërë së fundmi nënë për herë të parë. U desh pak kohë që në rrjete sociale, ajo të tregonte për ndjekësit emrin e bebushit të saj, megjithëse portretin e ëmbël ia pamë që herët.

Gerta dhe partneri i saj Florenti, kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Kai.

Përveçse aktive në rrjete sociale si Instagram, ish-banorja e BB është aktive me video edhe në kanalin e saj në Youtube. Gerta ka ndarë prej kohësh momente të ndryshme të jetës së saj, madje edhe kur ka bërë gjoksin operacion. Tashmë, ndjekësit janë kuriozë të dinë nëse gjoksi i bërë pengon në gjidhënien e fëmijës.

Kështu, Gerta ka treguar eksperiencën e saj, duke thënë se mjekësia ka përparuar dhe nuk ka asnjë problem.

Gerta dhe Florenti e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Korrik të vitit 2020.

“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime, nuk mund të isha më e lumtur”, shkruante Gerta krah fotos me partnerin e saj.

Share With:
Translate »
187 Views