“Do të doja të kisha një fëmijë”, ndjekësi i kujton deklaratën Era Rusit, këngëtarja i vë fajin…
Së fundmi, edhe Era ‘ka rënë pre’ e bisedave virtuale në rrjete sociale, teksa ka vendosur t’i japë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet e tyre.
E kështu ka ndodhur, teksa një pyetje duket se e ka zënë ngushtë Erën, pasi i është dashur t’i përgjigjej një deklarate të bërë në 2019.
Mesa duket, ndjekësi është një fans i çmendur i Erës, i cili mban mend që në vitin 2019 këngëtarja ka deklaruar se në vitin 2020 ajo do të donte të kishte një fëmijë, edhe nëse nuk do të ishte e martuar.
Pyetja e tij konsistonte në këtë përgjigje të Erës, pasi mesa duket, ajo ‘nuk e ka mbajtur premtimin’ e bërë.
“Në një intervistë në 2019 ke thënë se në 2020 do të bëj beb me ose pa partner, po mbyllet 2022 dhe asgjë” – shkruan ndjekësi, ndërsa ajo i ‘ve fajin’ pandemisë e covid-19.
“Nuk e kisha planifikuar pandeminë” – përgjigjet Era Rusi.
